Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me mundësinë që Kievi të sigurojë më shumë raketa interceptuese për sistemet e tij të mbrojtjes ajrore.
“Mark Rutte është i informuar mirë për kërcënimet dhe ne koordinuam përpjekjet tona me vendet që disponojnë raketa të tilla dhe që janë në gjendje të ndihmojnë Ukrainën”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.
Ai shtoi se “është me rëndësi kritike të hiqen të gjitha pengesat burokratike dhe të merren vendimet e nevojshme politike”.
Nga ana e tij, Rutte tha pas bisedës se po diskuton me aleatët e NATO-s mënyrat se si mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet “urgjentisht”.




