Ministri i Mbrojtjes në Samitin e NATO-s në Ankara i vetëm pa asnjë shqiptar, VLEN krenohet që zëvendësministri po pi ujë “Rugove” në zyre

Sot dhe nesër (7 dhe 8 korrik) në Ankara po mbahet Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku shteti ynë do të përfaqësohet nga delegacioni më i lartë, i kryesuar nga presidentja dhe komandante e përgjithshme e Armatës, Gordana Siljanovska‑Davkova, dhe i përbërë nga ministri i mbrojtjes Vlado Misajllovski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral‑major Sashko Lafçiski.

Pra, një delagicion i tërë puro pastër maqedonas pa asnjë përfaqësues shqiptarë nga VLEN. E këtë neglizhencë PR VLEN-it ka zgjedh ta mbulojë duke i ofruar ujë “Rugove” zëvendësit të tyre. Pra, sikurse shqiptarëve u hy në punë se çfarë uji pi një zëvendësministër.