Burime të sigurta nga Shqipëria kanë konfirmuar jo zyrtarisht për portalin V3 se personi i katërt që është ndaluar dje në pikën kufitare të Qafë Thanës është Jeton Shasivari, profesor universitar, ekspert i kushtetueses dhe njëherit propozim i VLEN-it për ministër të Drejtësisë.
Kujtojmë që, dje në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Qafë Thanë, janë ndaluar dy deputetët e VLEN-it, Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, zëvëndëssekretari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, dhe personi i katër të cilin tentuan ta mbajnë anonim.
Megjithatë, burimet tona kuptuan emrin e personit në fjalë dhe natyrisht duke përmbushur misionin medial informativ po e ndajmë me publikun.
Tani ngrisim pytjet cilat ishin arsyet kryesore pse Qoku dhe Azizi nuk e ndanë me publikun emrin e Jeton Shasivarit?
Pse është shpallur person i padëshirueshëm Jeton Shasivari në Shqipëri? Cili është bagazhi i tij që paraqet rrezik për Shqipërinë?
Dhe e fundit, a do ta votojnë deputetët maqedonas një ministër i cili dyshohet nga shërbimet e shtetit shqiptar se i njëjti financohet nga vendet e Lindjes dhe ka dyshime për përfshirjen në “islamin politik”.
Këto dhe shumë pytje të tjera do të marrin përgjigje pasi të pastrohet dhe qartësohet situata dhe natyrisht nevojitet një konfirmim zyrtar për të gjitha këto informacione dhe pretendime.




