Zëvendëskryeministri dhe sekretari i koalicionit VLEN, Bekim Sali, qëndroi dje në Sllupçan, ku zhvilloi një takim me mërgimtarët nga ky vendbanim. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të ndryshme politike dhe funksionarë publikë.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e dy drejtorëve nga radhët e Alternativës brenda VLEN-it, drejtorit të Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, dhe drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Të dy nuk u panë në aktivitetin e organizuar në Sllupçan.
Mungesa e tyre ka nxitur pikëpyetje në opinionin. A bëhet fjalë për një mospajtim apo pakënaqësi të mundshme brenda strukturave politike, apo thjesht për arsye objektive që kanë pamundësuar pjesëmarrjen e tyre?
Deri më tani nuk ka ndonjë sqarim zyrtar lidhur me mungesën e Kurtishit dhe Idrizit në takimin e Bekim Salit me mërgimtarët në Sllupçan.




