“A e di kush jam unë?” – Haqim Ramadani krijon probleme në Spitalin e Tetovës, policia e arreston dhe më pas e liron!
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 02:00–02:30, në Spitalin e Tetovës, mes Haqim Ramadanit dhe një motre medicinale.
Sipas informacioneve jozyrtare nga TS, Haqim Ramadani është grindur me motrën medicinale dhe i ka grisur disa dokumente në sportel. Më pas, i ka thënë motrës medicinale: “A e di kush jam unë?”
Pas kësaj, motra medicinale ka thirrur policinë. Pas disa minutash kanë arritur mbi 10 policë, të cilët e kanë arrestuar dhe marrë në pyetje Haqim Ramadanin.
Pas bisedimeve me të, ai është liruar./TS/




