Shkruan: Arsim Zekolli, diplomat
Shkatërruan “Shkupin” dhe “Shvercerat”. Atë që nuk e arrinte dot Jugosllavia, Serbia, VMRO, LSDM, më në fund e arriti koalicioni VLEN-BDI nga Saraji me ndihmë të pronarit “vllau turk” dhe “vllaut boshnjak” nga federata futbollit, nën drejtim të establishmentit anti-shqiptar maqedonas, të shfarosin damarin e rinisë shqiptare në Shkup.
Izeti qesh, Bujari buzëqesh, Zekirija qesh, Sali kreh mustaqet. Horhe Gashi shikon “crtani” me “glasovite gi pozajmija”. Torbeshija dhe turkofilija që shlyenin gjurmët shqiptaro-katolike në Shkup, tani vazhdojnë me kulturocidin e Dardanisë kudo dhe në secilin nivel. Fillimisht, në Kumanovë. Pastaj në Shkup. Punimet kanë filluar edhe në Tetovë. Vërtet Albin, na përkujto pak, çka saktësisht të pengonte te Aliu, Grubi, por hiq nuk po të pengon te Izeti, Bilalli, Sali, Zekirijai?




