Visar Ganiu shkarkohet nga zëvëndës drejtor për tu “ngarkuar” në zëvëndës ministër në MPB

Burime të brendshme në VLEN të portalit V3 kanë konfirmuar se një nga emrat që përflitet më së shumti për ta zëvëndësuar, Astrit Isenin, tani me rikonstruimin e ri të qeverisë është ish kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Visar Ganiu është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të qendrës për edukim pranë FFM-së, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, Mensur Jakupi,  një emër i njohur në futbollin tonë vendor, që gjatë karrierës së tij ka punuar me ekipe të ndryshme, përfshirë këtu KF Gostivarin, por edhe ekipin e të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa aktualisht është pjesë e akademisë së KF Arsimit.