Studentët shqiptar kanë dorëzuar sërish kërkesë te Misnitria e Drejtësisë që provimet shtetërore, përfshirë Provimin e Jurisprudencës, si dhe provimet për noter dhe përmbarues, të mbahen edhe në gjuhën shqipe.
Kërkesa është dërguar nga Mevlan Ademi dhe Kryetari i Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi.
“Këtë herë, kërkesa përfshin jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noter, përmbarues dhe të gjitha provimet shtetërore që, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, vazhdojnë të organizohen vetëm në gjuhën maqedonase. Studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen. Duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet. Institucionet kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë gjuhën e një populli shtetformues. Gjuha shqipe nuk është privilegj. Është e drejtë e garantuar me ligj dhe një realitet i pamohueshëm i këtij shteti”, ka theksuar Ademi në njoftimin në rrjetet sociale.




