Shkruan: Nafie Selmani
Nuk është meme fotoja më poshtë, fatkeqësisht.
Më thuaj me kë rri, të të tregoj kush je dhe çfarë përfaqëson.
Albin Kurti, politikani që është perceptuar si njeri inteligjent, ka zgjedhur të përfaqësohet në
RMV, nga një figurë si Bekim Qoku, personazh i njohu për gafet e shumta, deklaratat kontradiktore dhe skandalet mediatike e asnjëherë për seriozitet politik. Herë i djathtë, herë i majtë, as vetë nuk e di ku përket ideologjikisht.
Nuk e di sa është vetë Albin Kurtii informuar për bindjen që ekziston në RMV, por vështirë se gjen njeri këtu që nuk tallet me paraqitjet publike të Qokut. Dhe kjo nuk ndodh pa arsye. Sepse pothuajse çdo dalje e tij publike është shndërruar në material për ironi, meme dhe zhgënjim. Madje, përqeshjet për gafet e tij vijnë më së shumti nga vetë Vlen-istët.
Vetëvendosja realisht nuk ka pasur kurrë struktura serioze në Maqedoninë e Veriut. As sot nuk ka. Por me figura si Qoku, jo vetëm që nuk do të arrijë të ndërtojë mbështetje, por po i largon edhe ata pak simpatizantë që dikur e shihnin me admirim idenë e VV-së.
Dhe kjo është për të ardhur keq. Sado që sonte Bilalli e Izeti do dërgojnë njerëz të tyre, për të krijuar një imazh të rremë, VV në RMV nuk ka!




