Selmani: Kauzat e drejta nuk mbeten kurrë vetëm

Shkruan Nafie Selmani:

“Jam e mahnitur dhe zemra mal teksa po lexoj gjithë këtë përkrahje mbarëkombëtare për studentët nesër. Artistë, sportistë, shkrimtarë, profesorë, aktivistë e figura politike nga të gjitha trojet po bëhen zëri i tyre.

Kur studentët e nisën betejën e tyre me thirrjen “Foli shqip o Taj” ishim pak që iu bashkuam atyre. Sot jemi bërë shumë. Nesër do të bëhemi edhe më shumë. Sepse kauzat e drejta nuk mbeten kurrë vetëm, ato gjejnë rrugën drejt zemrave të njerëzve.

Studentët nuk kërkuan përçarje, por mbështetje, kërkuan bashkim. Dhe pikërisht për këtë sot po bashkojnë njerëz nga çdo anë, pa dallime politike, ideologjike apo profesionale.

Dua të besoj se deri nesër edhe VLEN-it dhe VV-Albin Kurtit do t’u rrahë damari shqip, dhe do ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe nuk do të heshtin si deri më sot. Heshtja përballë rinisë që kërkon të drejtat e veta nuk i bën nder askujt.”