Shkrimi i plotë i Nafie Selmanit:
“Drejtuar partive opozitare shqiptare, shqiptarëve, dhe mediave shqiptare
Pas rrëzimit të konkursit për Zëvendësdrejtor shqiptar në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e njohur si AVMU, në dhjetor të vitit të kaluar nga Anëtaret shqiptare në këtë Këshill, Zerjeta, e propozuar dhe kontrabanduar nga Qoku, Zeqirijai dhe VLEN-i, dhe Afrona, e propozuar nga Arben Taravari (ASH), ky institucion i rëndësishëm për rregullimin e mediave vazhdon të mbetet pa përfaqësim shqiptar.
Informacionet që vijnë nga brenda këtij institucioni flasin se konkursi është bllokuar me urdhër të njerëzve të Izet Mexhitit, si pasojë e rivaliteteve brenda VLEN-it.
Sot, edhe në RTVM, sipas informatave që qarkullojnë në këtë televizion publik, sërish nuk është zgjedhur zëvendësdrejtor shqiptar.
A po përsëritet skenari i AVMU-së? A do të mbetet edhe televizioni publik pa përfaqësim shqiptar, vetëm për shkak të pazareve dhe rivaliteteve të brendshme në VLEN?
U bëj thirrje mediave shqiptare për vigjilencë, partive opozitare shqiptare dhe çdo zëri publik që të reagojnë sot, para se mungesa e përfaqësimit shqiptar në institucionet mediatike shtetërore të normalizohet dhe margjinalizimi të shndërrohet në standard.”




