Shkruan Nafie Selmani:
“Po Albin Kurti ç’farë halli ka?!
Po, e vërtetë është se për herë të parë që nga pavarësia e RMV-së ndodhi që një grupacion politik shqiptar të mos e intonojë himnin kombëtar në një ngjarje si ajo e copëtimit të VLENIt, që po e propagojnë si “bashkim”.
Por është koha e fundit që ta kthejmë gishtin kah vetja dhe t’i themi gjërat ashtu siç janë. Prandaj, i kundërshtoj përpjekjet që faji për mosintonimin e himnit kombëtar në këtë ngjarje t’i hidhet kryeministrit Mickoski.
Çfarë faji ka ai kur disa burra shqiptarë, që pretendojnë se i përfaqësojnë shqiptarët, kanë frikë nga gjuha shqipe, himni kombëtar dhe studentët shqiptarë?
Çfarë faji ka Mickoski kur në atë sallë ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, i cili dikur si opozitar premtonte bashkim kombëtar, ndërsa flamurin e Republikës së Kosovës e quante “lara-lara”, sepse thoshte shqiptarët e kanë flamurin.
Më e pakta që duhej e pritej të bënte kryeministri i Kosovës ishte ta braktiste atë sallë në një ngjarje që në përmbajtje dhe simbolikë nuk i përfaqësonte shqiptarët.
Ne e kuptojmë se burrat e VLEN-it nuk guxojnë të reagojnë kundër poshtërimit dhe përjashtimit të çdo elementi shqiptar, sepse i kanë “telashet” e veta. Por pyetja që duhet të na shqetësojë është: çfarë pati Albin Kurti që e pranoi këtë poshtërim në mes të Shkupit, ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë?
Albin, ty të pëlqen të të quajnë shqiptarët “babë”, por ti me ne shqiptarët në RMV po sillesh si “njerk” i pakujdesshëm.”




