Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke theksuar se tashmë kjo është një “fakt”.
Duke folur për zëvendëskryeministrin dhe përfaqësuesin e VLEN-it, Arben Fetai Mickoski tha se ka zhvilluar një bisedë personale me të, ku ai e ka njoftuar se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit.
Që nga fillimi kur Fetai u emërua në këtë pozitë ka pasur dilema të shpeshta se ministër i kujt është duke aluduar ae Fetai në këtë qeveri i shërben VMRO-së dhe jo VLEN-it. Pas kësaj që vendimin e tij që do të kthehet në Bruksel pas dështimit në vend ia ka kumtuat vetëm Mickoskit lë për të dëshiruar mbi përgjigjen se ministër i kujt ka qenë.
“Patjetër se do të ketë ndryshime, ky është fakt – do të ketë ndryshime. Pasi e përmendët zëvendëskryeministrin Fetai, po, ne biseduam personalisht unë dhe ai, dhe ai më përcolli se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë që unë e udhëheq”, deklaroi Mickoski.
Sipas tij, Fetai ka shprehur synimin për t’u kthyer në Bruksel, ku, siç tha ai, mund të vazhdojë angazhimin profesional në institucione evropiane.
“Duke pasur parasysh arsimimin dhe përvojën e tij në Bruksel, mendoj se mund të jetë një mundësi e mirë që ai të jetë i angazhuar në kuadër të administratës së Brukselit ose Parlamentit Evropian”, shtoi Mickoski.
Kryeministri theksoi se në bisedimet mes tyre është vlerësuar se përvoja e Fetait duhet të shfrytëzohet në funksion të shtetit dhe institucioneve evropiane.




