Në pjesën e dytë të qershorit ulemi me partnerët e koalicionit që të bisedojmë sesi tutje, kështu që mendoj se do të kemi format në pjesën e dytë të qershorit, tha kryeministri Hirstijan Mickoski në lidhje me paralajmërimet për rikonstruksion të qeverisë, përcjell TV21. Mickoski tha se aktualisht është i koncentruar në ndryshimet brenda partiake në VMRO-DPMNE.
Kryeministri tha se nuk sheh arsye që ta largojë ZNAM-in nga koalicioni qeverisës, marrë parasysh se deputeti Mile Cekov braktisi partinë dhe shumicën parlamentare,
“Ashtu nëse shohim, ka edhe edhe parti të tjera në koalicion që kanë më pak ose më shumë deputetë. Është materie e gjallë, ai proces është dinamik”, shtoi Mickoski.
Duke komentuar dorëheqjen e zv/krymeinistrit Arben Fetai, Mikcoski mohoi zërat se ai nuk ka shkuar në punë me muaj të tërë.
“Kryeministër, zv/kryeministri Arben Fetai dje dha dorëheqje nga funksioni pasi nuk erdhi në punë muaj me radhë në qeveri…-A nga e dini ju se me muaj nuk vinte në punë? Kështu ishte informacioni…-Ju e udhëhiqni kartonin e tij? Edhe ju më parë deklaruat se nuk vjen në punë. -Jo, kur kam thënë? Nuk e mbaj mend. Nga VLEN kishte, ja ministri Azir Aliu nga VLEN tha para ca kohësh. Atëherë atij parashtrojani pyetjen. Ndryshe, nuk është i saktë ai informacion”, tha Mikcoski.




