Izet Mexhiti:
„Kongresi i 9 Majit shënoi një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për organizimin e ri politik të VLEN-it. Në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve, përfaqësuesve institucionalë, mediave, miqve dhe partnerëve politikë nga vendi dhe rajoni, VLEN u bashkua në një subjekt të vetëm politik.
Ky moment i rëndësishëm u nderua nga prania e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryetares së Preshevës Ardita Sinani, nënkryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi, si dhe shumë personaliteteve të tjera politike, publike dhe shoqërore.
Kongresi konfirmoi vullnetin për një etapë të re politike, të ndërtuar mbi bashkimin, përgjegjësinë dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve. VLEN tashmë vjen si një forcë e konsoliduar politike, me vizion të qartë për zhvillim, stabilitet dhe avancim të pozitës së shqiptarëve në vend.
Mes energjisë së delegatëve dhe mbështetjes së madhe qytetare, Kongresi i 9 Majit dëshmoi se koha e fragmentimit politik po zëvendësohet me një frymë të re bashkimi dhe organizimi.
Bashkimi i VLEN-it shënon fillimin e një kapitulli të ri politik, me një zë të përbashkët, me përgjegjësi më të madhe dhe me synime të qarta për të ardhmen. Na priftë e mbara!“




