Shkruan Krenar Lloga:
“Ju lutem tregoni z. Mexhiti/VLEN se: fjalë për fjalë, çdo gjë – nga dera hyrëse e deri te çdo dokument, akt ligjor, akt nënligjor, certifikatë apo licencë – me ardhjen time ishte detyrimisht edhe në gjuhën shqipe.
Në momentin kur Izet Mexhiti dhe VLEN morën qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, gjuha shqipe u hoq nga dokumentet dhe komunikimi zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë”, tha Lloga.




