Arta Toçi: Kur përfaqësuesi është idiot nuk do të thotë se jemi edhe ne!

Nga Arta Toçi
Nga momenti kur një përfaqësues i partive në pozitë deklaroi se në Maqedoninë e Veriut duhet të krijohet një komb shqiptar i cili do jetë ndryshe nga ata të Shqipërisë dhe Kosovës, pritej se shqiptarët e MV do të ngriten kundër atyre që ishin më ndryshe se ne.
Me lehtësi shprehen kundër shqiptarëve, pa pasoja, pa ofendime dhe pa kërcënime nga turmat. Merreni me mend çka ndodh nëse dikush merr guximin të flasë për një popull tjetër atë që e thot për shiptarin? Epo ky është ai shqipari që po e krijojnë këtu. Pasjtaj hidhërohen kur i quajnë idiotë.
Miq të dashur, idiotë nuk ju qaun askush juve. Mos u nxitoni të komentoni! Përfaqësues i popullit është shembëlltyra e një populli të tërë. Kur merr lëvdata, marrim edhe ne; kur përfaqësuesi është idiot, nuk don të thotë se jemi edhe ne. Gjithkush merr epitetin që meriton! Jeta është e bukur, ta jetojmë me më pak idiotizma dhe sa më pak idiotë!