Bilall Kasami:
„VLEN përfundimisht NJË!
Falënderoj Zotin, delegatët dhe elektoratin e VLEN-it për mundësinë që ma dhanë që, bashkë me mikun tim Izet Mexhitin, ta udhëheqim partinë e re VLEN.
Sekretarin e Përgjithshëm të VLEN-it, Bekim Sali, dhe nënkryetarët Mimoza Musa e Bekim Qoku i uroj për detyrën e re.
Në një kohë përçarjesh dhe intrigash, ne e dëshmuam se aty ku ka qëllim të mirë dhe vizion, bashkimi është i mundur. Urime të gjithëve dhe shihemi me shumë punë të mira!




