Ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e pakicave dhe zbatimi i reformave, janë e vëtmja rrugë përpara drejt BE-së, thotë kreu i opozitës Venko Filipçe. Ai thotë se mbetet në qëndrimin se propozimi francez është zgjidhja më e mirë për integrimin e vendit.
“Bullgaria konfirmon se çështja e pakicave në Kushtetutë nuk është çështje bullgare por është çështje evropiane. Ajo është kusht nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Bullgaria. Është çështje evropiane dhe jo bilaterale. Kjo është ajo që ne e themi më shumë se një vit kurse Mickoski dhe Mucunski vazhdojnë t’i gënjejnë qytetarët maqedonas. Ajo marrëveshje ishte dhe akoma është e mirë për shtetin dhe është rruga e vetme përpara. Të mos e kishte bllokuar VMRO-Grupi kriminal, ajo marrëveshje u bë në vitin 2022 dhe ne sot do të ishim anëtare e BE-së… E dëgjoj sot Hristijanin në një event që thotë se me dinjitet do të shkojnë drejt Evropës. Si do të shkojnë me dinjitet në Evropë. Ai nuk bën asgjë. Këtu rrimë të gjithë në vend. Të gjithë jemi të bllokuar me të”, tha kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe thotë se ata që dikur i konsideruan tradhtar për ndryshimin e emrit të shtetit, sot e vlerësojnë integrimin në NATO.
“Njerëzit që kanë qenë kundër NATO-s, që ishin kundër marrëveshjes së Prespës, që do ta shfuqizonin marrëveshjen e Prespës dhe do ta kthenin emrin, tani e lavdërojnë anëtarësimin në NATO. Megjithatë qytetarët tani qartë shohin se tradhtia më e madhe e ardhmërisë janë Hristijan Mickoski dhe organizata e tij kriminale sepse nuk ka patriotizëm më të madh se pranimi dhe konfirmimi i identitetit maqedonas dhe gjuhës, në kuadër të BE-së”, tha kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe thotë se pushteti gënjen dhe manipulon qytetarët, sepse përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk e rrezikon por e forcon identitetin maqedonas.




