BDI: Burim Latifi pranoi dëmin prej 6 milionë eurosh

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj birifingut të fundit të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, duke thënë se, deklaratat dhe veprimet e djeshme të tij, përbëjnë pranim të qartë se me vendimet e tij është shkaktuar dëm prej mbi 6 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

Sipas tyre, vetë fakti që Latifi është konsultuar me zyra ligjore për të inicuar procedurë para arbitrazhit, dëshmon se ai e pranon humbjen e kontestit dhe dëmin e shkaktuar.

“Vendimi ekziston, MEPSO e ka humbur rastin paraarbitral. Tani po tentohet vetëm të blihet kohë përmes ankesave dhe procedurave të reja. Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën: Burim Latifi e ka prishur kontratën me “Energoinvest”, për të lidhur marrëveshje me kompani të afërta me Millorad Dodikun. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një kontratë, deri më tani janë lidhur dy kontrata me kompani nga Banja Luka, qyteti prej nga vjen edhe Dodiku”, thuhet në reagimin e tyre.