Ish-kryetari i Alternativës dhe një nga ideologet e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, i ka dalur në krah të ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov. Ibrahimi duke tentuar të mbroj ministrin e Drejtësisë dhe kryeministrin Mickoski, ka shkruar se provimi i jurisprodencës nuk mund të jepet në Gjuhën Shqipe, pasi ajo nuk është zyrtare, shkruan V3shqip.
“Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare. Dhe, fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve.
Sidoqoftë, e sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet. Gjuha e provimit të jurisprudencës së shpejti do të zgjidhet në favor të kërkesës së studentëve shqiptarë, por kjo nuk do ta ndryshojë faktin se gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi”, ka shkruar Ibrahimi.
Një deklaratë e tillë është antikushte, pasi Gjuha Shqipe, tani e disa vite është zyrtare.
Më tej, Ibrahimi në vend se të merret me problematikën e studenteve, ai ka vendosur të merret me të kaluarën dhe temat e mbyllura siç është Soravia dhe çështje të tjera.
Ndryshe një deklaratë e tillë është kundërthënëse me një nga lideret e VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili vet kishte deklaruar disa herë se Gjuha Shqipe është zyrtare. (V3Shqip)




