Vjehrra sulmon nusën, MPB ngrit kallëzim penal

Të mërkurën mbrëma në ora 22:15 në Drejtorinë e Policisë në Gostivar, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 19:00 në shtëpinë familjare, pas një grindje paraprake, vjehrra e saj ka tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse. Nga MPB kanë bërë të ditur se është ngritur kallëzim penal.