Trump: Marina amerikane do ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Uashingtoni “menjëherë do të fillojë t’i bllokojë anijet që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga Ngushtica e Hormuzit”.

Ai shtoi se ka dhënë urdhër që Marina amerikane ta ndalojë kalimin e anijeve, të cilat i kanë paguar taksa Iranit.

Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për armëpushim, që të dy vendet i kanë zhvilluar në Pakistan, përfunduan mbrëmë pa zgjidhje konkrete dhe përgjigje të pyetjes se çka do të ndodh pas skadimit të armëpushimit 14-ditor, të dakorduar më herët.