Aksident tragjik në Kumanovë, dy të vdekur dhe tre të lënduar rëndë

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sellës.

Në aksident u përfshinë një “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Shkupi dhe një “Opel Corsa”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.

Dy pasagjerë të “Opel Corsa”-s, 49 dhe 71 vjeç, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan rëndë. Njëra prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shoferi i “Mercedesit” është ndaluar nga policia, derisa hetimet për aksidentin dhe zbardhjen e rastit vijojnë.