Tragjedia e Koçanit, asnjë dëshmitarë nuk shkoi në seancë, avokatët kërkojnë dëshmi nga të mbijetuarit

Duke prezantuar raporte mjekësore për gjendjen psikofizike të një pjesë të dëshmitarëve të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë nga zjarri vazhdoi gjykimi për rastin në diskotekën “PULS” në Koçan. Prokuroria ka tërhequr nga lista 5 nga 10 dëshmitarët të cilët kanë mbetur me pasoja, por nga ana tjetër mbrojtja këmbëngulë që ato të paraqiten pa dallim nëse janë me trauma apo me lëndime që janë konstatuar nga mjeku. Avokatët thonë se vetëm për shkak të skizofrenisë dhe demencës lejohet të mos paraqitesh për të dëshmuar në gjykatë.

“A kanë pasur çrregullim shpirtëror edhe kur kanë dhënë deklaratën gjatë hetimit të Prokurorisë? Si atëkohë nuk kanë pasur çrregullim shpirtëror? A do të thotë kjo se dikush ka dhënë dëshmi të rremë gjatë hetimit? Edhe të akuzuarit janë nën stres dhe çrregullim shpirtëror. A duhet tani t’i dërgojmë për ekspertizë që të mos paraqiten në gjykim?”, pyetën Avokatët.

Ndërkohë në seancën gjyqësore asnjë nga pesë dëshmitarët nuk u shfaq për të dëshmuar për tragjedinë që ndodhi më 16 mars 2025 kur një zjarr në kabarenë e paligjshme “Pulse” u mori jetën 63 të rinjve dhe plagosi mbi 200 të tjerë.

Dy nga këta dëshmitarë të propozuar nga prokuroria publike nuk mundën ta përjetonin përsëri mbrëmjen fatale duke dëshmuar në gjykatë, dy prej tyre prokuroria nuk arriti t’i kontaktojë, dhe njëri ishte jashtë vendit.

Prokurorët tani duhet t’i dërgojnë në psikiatër këto persona të lënduar rëndë e që kanë ngelur me trauma, i cili duhet të vlerësojë gjendjen e tyre psiqike dhe aftësinë e tyre për të dëshmuar në këtë moment. Gjykata pranoi deklaratën e dëshmitarit Denis Dautovskit i cili për momentin nuk është i kapshëm për organet e rendit. Për dëshmitarët Ana Tomeva dhe Lina Krstova u kërkua ekspertizë për gjendjen e tyre psiqike. Prokuroria nuk ka arritur t’i kontaktojë as dëshmitarët Aleksandra Pepelarovska, Tea Gjorgjievska dhe Dario Trifunov.

Ndërkohë prindërit gjatë gjithë kohës të dëshpëruar me avokatët, ankoheshin se e gjithë kjo po bëhet qëllimisht që të zvarritet gjykimi dhe të mos vijë drejtësia në vend për fëmijët e tyre.