Zëvëndëskryeministri i RMV-së, Bekim Sali, apo ndryshe i njohur si “dentisti” nga ministri Fillkov, në një paraqitje mediatike ka folur për rrezikun që mund t’i ndodhë shqiptarëve me qeverisjen VLEN-VMRO, shkruan v3shqip.
“Nëse vazhdohet me këtë avaz shqiptarët mund të bien në regjistrimin e radhës nën 20% dhe ne nuk do të guxojmë të flasim shqip”, ka thënë Bekim Sali për Rishtazi.
Pra, Sali është i bindur që me këtë qeverisje nuk do të ketë vend për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe migrimi i tyre jashtë vendit mund të ulë përfaqësimin e tyre nën 20%.
I kujtojmë Sali shqiptarët nuk kanë shtet rezervë, këtu janë dhe do të jenë. Para se shqiptarët ta ndërrojnë shtetin është mirë që Sali ta ndërrojë mbiemrin. /v3shqip.com




