Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë takimit tij me Papa Leonin është dëgjuar teksa i thotë se besojmë tek ti. Tani natyrshëm lind pyetje se kujt i beson Gashi më shumë?
Një pjesë e kritikëve kanë vlerësuar se një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë shtetëror është e tepërt dhe nuk përfaqëson neutralitetin institucional që duhet të ruajë një përfaqësues shteti në raport me figurat fetare.
Komentet kundërshtuese janë fokusuar kryesisht te mënyra e formulimit të mesazhit, duke e konsideruar atë më shumë personal sesa diplomatik, sidomos duke pasur parasysh pozitën që mban Gashi si kryetar i Kuvendit.




