Nga mesnata, benzina shtrenjtohet për tre denarë, dizeli për gjashtë denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE) ka marrë vendim për ritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 5,88 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 13 korrikut të vitit 2026.

Çmimet e reja, siç u njoftuan nga KRRE, do të jenë të vlefshme nga 21 korriku i vitit 2026 në orën 00:01.

Rritja më e madhe e çmimit do të jetë për dizelin, çmimi i së cilës do të rritet për gjashtë denarë për litër dhe nga sonte në mesnatë do të shitet për 94 denarë për litër.

Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen për nga tre denarë. Nga 21 korriku, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 90 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 92 denarë për litër.

Rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, çmimi i të cilit do të rritet për shtatë denarë dhe do të arrijë në 93 denarë për litër.

Çmimi i ri i mazutit M-1 NS do të jetë 45.373 denarë për kilogram, që paraqet një rritje prej 3.205 denarë.

Nga KRRE informojnë se rritja e çmimeve është rezultat i rritjes së çmimeve referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, të cilat, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, u rritën te benzinat për 9,003 për qind, te dizeli për 14,963 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 13,2 për qind dhe te mazuti për 10,686 për qind.

Në llogaritjen e është zbatuar edhe vendimi i Qeverisë për uljen e akcizës për benzinat për 1 denar për litër dhe për dizelin për 2 denarë për litër.

Nga KRRE përmendin se çmimet e përcaktuara janë maksimale, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë mund të formojnë edhe çmime më të ulëta për derivatet individuale të naftës dhe karburantet e transportit.