Mexhiti e Konjufca krah për krah me gjeneralin Wesly Clark

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan.

Gjatë këtij aktiviteti, Mexhiti bashkë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca kanë takuar mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Takimet u zhvilluan në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në këtë ngjarje, e cila bashkoi përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe figura të njohura nga politika dhe diplomacia.

Në fokus të takimeve dhe bashkëbisedimeve ishin çështje me interes për shqiptarët në rajon, si dhe raportet dhe bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në Ballkan dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Mexhiti po qëndron në Nju Jork në kuadër të agjendës së tij të takimeve dhe aktiviteteve me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe partnerë ndërkombëtarë.

Rikujtojmë që Wesley Clark është edhe qytetar nderi i Komunës së Çairit.