NASA nis 4 astronautë në misionin e parë hënor “Artemis II” pas gjysmë shekulli

Katër astronautë nisën një fluturim me rrezik të lartë rreth Hënës. Kjo shënon udhëtimin e parë njerëzor drejt Hënës pas më shumë se gjysmë shekulli dhe është hapi i parë në përpjekjen e NASA-s për një ulje në Hënë brenda dy vitesh. Duke mbajtur tre amerikanë dhe një kanadez, raketa 32-katëshe u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, ku dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të dëshmuar fillimin e kësaj epoke të re.

Pesë minuta pas nisjes, komandanti Reid Wiseman pa objektivin e ekipit: “Kemi një lindje të bukur të Hënës, po shkojmë drejt saj,” tha ai nga kapsula.

Në rregull, Emi mirë se erdhe në bordin e anijes hapësinore “Integrity”. Tani për tani, unë dhe Kristina jemi në vendet një dhe dy, duke u përgatitur……….. Viktori sapo po përfundon, duke hequr kostumet dhe duke i tharë ato. Dhe Xhermi është duke punuar fort në konfigurimin e kabinës. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm gjatë ngritjes. Pamjet… kemi parë deri tani dy lindje të Hënës. Dhe pamjet e planetit Tokë… e kemi rrethuar plotësisht dhe kishim harruar sa e bukur është ta shohësh Tokën nga lart.

Në bord me të janë piloti Victor Glover, Kristina Koch dhe kanadezi Xhermi Hansen. Ky është ekuipazhi më i larmishëm ndonjëherë për një mision hënor, me gruan e parë, personin e parë me ngjyrë dhe një jo-amerikan që udhëtojnë me kapsulën e re Orion të NASA-s