Nafie Selmani si një nga kritiket më të zëshme të këtij pushteti, me theks të veçantë kritikon koalicionin, VLEN. Sëfundmi ka shkruar edhe për zëvënëskryeministrin, Arben Fetai.
”
Le të provojë ndonjë punonjës të mungojë vetëm dy ditë nga puna, do ta kuptojë menjëherë se çfarë pasoja e presin. Sidomos nëse nuk është “i aftë” (si unë, për shembull) të ketë të njohshëm të “fortë” lexo: kriminelë politikë, për ta shpëtuar nga pasojat.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë zhduket rreth një muaj pa nam e pa nishan nga puna. Për mungesën e tij kanë folur publikisht edhe vetë bashkëpartiakët e tij nga radhët e VLENushëve, por ai vazhdon të mbajë postin, të marrë rrogën dhe të sillet në stilin “ne mozhe nam niko ništa”.
Primitivizëm ballkanik, i rëndë dhe i neveritshëm, tipik për mendësinë e tribalistëve si VLENushët, për shembull”, ka shkruar Selmami në rrjetin e saj, facebook.




