Ministrat e VLEN-it në selinë e VMRO-DPMNE-së për të marrë miratimin e kryesisë

Sipas informacioneve jo-zyrate nga VLEN-i, ministrat e propozuar nga ky koalicion mbrëmë kanë qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku janë prezantuar para kryesisë së partisë në prag të votimit për emërimin e tyre në Qeveri.

Pjesëmarrja e tyre në mbledhjen e kryesisë së VMRO-DPMNE-së ngre pikëpyetje serioze mbi peshën reale politike dhe autonominë vendimmarrëse të partnerit shqiptar në koalicionin qeverisës. Fakti që emrat e ministrave shqiptarë kalojnë fillimisht në filtrin e një partie maqedonase para se të marrin detyrën, krijon perceptimin se VLEN nuk gëzon pavarësinë politike që pretendon.

Për shumë qytetarë shqiptarë, një situatë e tillë shihet si dobësim i përfaqësimit politik shqiptar dhe si një precedent që lë përshtypjen se vendimet për përfaqësuesit shqiptarë nuk merren brenda subjekteve shqiptare, por varen nga miratimi i partnerit më të madh të koalicionit.