Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa i janë përgjigjur thirrjes së protestës së opozitës.
Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit‘ mes piramidës dhe kryeministrisë është mbushur me mijëra protestues, siç shihet edhe nga pamjet e ofruara me dron nga Syri, të cilët kanë ardhur nga të gjitha akset hyrëse për t’iu bashkuar protestës marshim.
Kanë më shumë se një arsye për të protestuar qytetarët. Çmimet e larta, abuzimi i taksave të tyre në tendera miliona euro, si dhe mbrojtja e korrupsionit që mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, i bëri Belinda Ballukut nga kërkesa e SPAK për arrestimin e saj.
Tashmë janë qytetarët ata që kanë në dorë fatin e protestës, ndërsa hedhjes së flakadanëve, Policia e kontrolluar dhe urdhëruar nga Rama ka sulmuar liderin demokrat Sali Berisha me gazlotsjellës dhe ujë.
Por pavarësisht kësaj, kjo nuk i ka penguar qytetarët në misionin e tyre për të protestuar kundër një qeverie të inkriminuar dhe të korruptuar, e cila është kritikuar ashpër dhe nga vendet e BE, të tilla si Gjermania.
Edhe në protestat e kaluara të opozitës, Policia ka përdorur në masë të madhe gaz lotsjellës dhe ujë, madje edhe të skaduar, e në disa raste nuk ka kursyer as dhunën ndaj protestuesve paqësorë.




