Kasami dhe Mexhiti, po tentojnë ta defokusojnë opinionin publik nga portesta e nesërme!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë paralajmëruar zhvillime pozitive lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Edhe pse ditë e diel dhe ditë jo pune, masiviteti i protestës së ditës së nesërme si duket është vërejtur edhe nga Kasami dhe Mexhiti. Ata duke tentuar të defokusojnë opinionin publik nga protesta madhështore e ditës së nesrëme, kanë bërë një postim duke paralajmëruar “lajme të mira” që do të vijnë së shpejti.

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Shkup, Mexhiti dhe Kasami publikuan një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, shkruan ata bashkarishtë.