Ka një çast kur heshtja pushon së qeni durim dhe bëhet nënshtrim. Asnjë shqiptar në koncertin shtetëror. Asnjë shqiptar mes laureatëve të “8 Shtatorit”.
Kështu ka shkruar Bujar Osmani, duke reaguar ndaj mungesës së shqiptarëve në këto dy ngjarje shtetërore.
Osmani ngre shqetësimin për përfaqësimin e shqiptarëve në aktivitetet dhe ceremonitë shtetërore, duke e cilësuar heshtjen përballë këtyre zhvillimeve si diçka që nuk mund të vazhdojë të shihet vetëm si durim.




