Është ndarë nga jeta akademik Rexhep Qosja.
Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Valjet Rexhi.
Në njoftimin e tij, ai ka shkruar se akademik Qosja tashmë është varrosur.
Sipas tij, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Ai ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, është thënë në njoftim.




