Duhanpirja mbetet shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive

Doktoresha Silvana Sadria, ka deklaruar se sipas studimeve, në rreth 90 për qind të rasteve të diagnostikuara me kancer të mushkërive, shkaktari kryesor është duhanpirja. Megjithatë, duhani nuk lidhet vetëm me kancerin e mushkërive, por rrit ndjeshëm rrezikun edhe për kancerin e stomakut, sëmundjet e zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera, duke mbetur faktori kryesor i rrezikut për shëndetin.

Në episodin më të fundit të Podcast Shëndet, mjekja pneumologe Silvana Sadria shpjegon lidhjen mes duhanpirjes dhe kancerit të mushkërive, faktorët e rrezikut, si dhe arsyet pse parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë vendimtarë për trajtimin dhe mbijetesën e pacientëve.