Bursa vetëm për maqedonishten, MASH-i anashkalon shqipen

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës reagon se Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur një thirrje diskriminuese që favorizon vetëm studentët e Katedrës së Gjuhës Maqedonase.

Në një njoftim të dërguar në të gjitha universitetet publike dhe private, përfshirë edhe Universitetin e Tetovës, MASH njofton se do të ndajë 15 bursa për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë maqedonase.

Ja reagimi i plotë:

MASH ndan bursa vetëm për Gjuhën Maqedonase, anashkalohen studimet për Gjuhën Shqipe

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur një thirje diskriminuese që favorizon vetëm studentët e katedrës së Gjuhës Maqedonase. Në një njoftim lëshuar në të gjitha universitetet publike dhe private, madje edhe në Universitetin e Tetovës, MASH njofton de do të ndajë 15 bursa për studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë maqedonase.

Bursa të tilla nuk janë paraparë për Gjuhën Shqipe, dhe për këtë nuk është dhënë asnjë sqarim.

Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela, e vlerëson si diskriminues dhe racist këtë vendim dhe kërkojmë tërheqjen dhe korigjimin e të njëjtit. Nëse MASH duhet të mbështet studimet e gjuhëve, kjo duhet të vlejë për të gjitha gjuhët dhe etnitë dhe jo ekskluzivisht vetëm për gjuhën maqedonase.

Ky njoftim dëshmon edhe një herë qasjen e Qeverisë kundër Gjuhës Shqipe që ka filluar shumë më herët me tendencat për ndalimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe si dhe me vetë iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.