Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr non grata. Në përgjigje, DASH njofton se janë bërë disa përjashtime nga vendimi i marrë nga administrata e mëparshme, po pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel.




