Arrestohet një person, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit rrahu gruan e tij

Një person është arrestuar dje me 11.07.2026 në Pejë, pasi që dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.