Agim Islami flet për gjendjen shëndetësore: “Një sfidë e vogël nuk mund të më ndalë në betejën për drejtësi”

Agim Islami ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke falënderuar të gjithë ata që janë interesuar dhe e kanë mbështetur gjatë ditëve të fundit.

Islami u shpreh mirënjohës për mbështetjen e marrë, duke theksuar se interesimi i njerëzve për gjendjen e tij i jep forcë për të përballuar, siç shprehet ai, çdo pengesë.

“Një sfidë e vogël shëndetësore nuk mund të më ndalë në betejën për drejtësi!”, shkroi Islami.

Në mesazhin e tij, ai falënderoi miqtë dhe të gjithë mbështetësit që, sipas tij, kanë qëndruar pranë tij, duke e përmbyllur postimin me urimin: “Zoti ju shpërbleftë!”.

Në fund të postimit, Islami iu referua edhe viteve të përballjes së tij me rastin “Alfa”, duke përdorur shënimet #18vitePadrejtesi dhe #LiriperRastinAlfa