Zjarri mbi Nikushtak përhapet me shpejtësi

Një situatë serioze është krijuar mbi fshatin Nikushtak, ku një zjarr i madh ka përfshirë zonën dhe po përhapet me shpejtësi.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe aeroplanë, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll. Megjithatë, për shkak të përmasave të zjarrit, nevojitet mobilizim dhe ndihmë e menjëhershme.

Banorëve dhe bashkëfshatarëve që kanë mundësi u bëhet thirrje të ndihmojnë në përpjekjet për mbrojtjen e fshatit, duke respektuar udhëzimet e ekipeve profesionale dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e tyre.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione për zhvillimin e situatës dhe masat që po ndërmerren për lokalizimin e zjarrit.