Home / Aktuale / VLEN-in do ta drejtojë kryesia e përkohshme, kush janë anëtarët e saj!

VLEN-in do ta drejtojë kryesia e përkohshme, kush janë anëtarët e saj!

“VLEN vendosi që Kryesia të jetë i parë i përbashkët i VLEN-it. Që sot e tutje, do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it, dhe gjithçka do të jetë në emër dhe logo të VLEN-it”, ka deklaroi Bilall Kasami pas takimit.

Kasami ndër të tjera shtoi se “grupi parlamentar i VLEN-it vazhdon me deputetët që do të vazhdojnë këtë grup parlamentar”. Ai paralajmëroi se ky grup parlamentar do të ketë koordinatorin e ri, dhe çdo deputet që e përkrah këtë koordinator do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VLEN-it.

Kryesia e partisë VLEN pritet të ketë këto anëtarë: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri Stafai, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Feride Haxhiu (Lëvizja Demokratike); Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani, Fadil Zendeli (Lëvizja Besa), Zeqiria Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Llabënishta, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi (Alternativa); Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi (Vetëvendosje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *