Trenat do të qarkullojnë me shpejtësi deri në 50 km/h për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur një masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Qyteti i Shkupit.

Qarkullimi i trenave në linjat hekurudhore vijon të zhvillohet rregullisht, por në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, shpejtësia e trenave do të kufizohet në maksimum 50 kilometra në orë.

Masa është ndërmarrë si masë parandaluese për të shmangur deformimet dhe incidentet e mundshme që mund të shkaktohen nga zgjerimi i shinave nën ndikimin e temperaturave të larta.

Shpejtësia e përshtatur deri në 50 kilometra në orë mundëson kontroll më të madh gjatë qarkullimit, ul ngarkesën mbi shinat dhe kontribuon në garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe transportit të mallrave gjatë orëve më kritike të ditës.