Serbja voziste 170km në Maqedoni, arrestohet nga policia

Më 26.08.2026, në orën 22:15, në pikën kufitare “Tabanoc”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll të një automjeti të udhëtarëve “Mercedes-Benz” me targa të Serbisë, të drejtuar nga I.M., 51-vjeçare nga Serbia.

Gjatë kontrollit përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se I.M. ishte evidentuar si kryerëse e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”. Ajo, në autostradën A-1, në pjesën Demir Kapi – Gjevgjeli, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Më 27.08.2026, në orën 05:00, në të njëjtën pikë kufitare është konstatuar shkelje nga një automjet i udhëtarëve “Audi” me targa të Holandës, të drejtuar nga A.A. (32) nga Holanda. Ai është evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”, përkatësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 177 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.