Selmani: VLEN me pushtet lokal e qëndror mezi arrin 5% rejting

Shkruan Nafie Selmani:

5 parti në 1 (VLEN), me pushtet lokal e qendror, me punësime partiake, familjare e jaranore, e megjithatë VLEN-i mezi arrin 5% rejting.

ASH/Taravari e vetme, pas gjithë atyre goditjeve, shpifjeve, largimeve të njerëzve për interesa meskine, dhe pa asnjë pushtet, qëndron në 1.8%. Edhe ky, në këto rrethana, është rezultat i jashtëzakonshëm dhe premtues për rritje.

Ndërsa, BDI-ja në 8.1% rejting.

VLEN-i po vetëfundoset. Nuk deshën ta kuptojnë se duke sharë, etiketuar dhe fajësuar të tjerët për dështimet e veta, nuk fitohet besimi i qytetarëve.

Në fakt, VLEN-i po paguan hakun e zhgënjimit që ua shkaktoi njerëzve, çmimin e premtimeve të pambajtura dhe të mashtrimit politik. Por mbi të gjitha, po paguan hakun e aktivistëve më të përkushtuar, të cilët me vetëmohim punuan për t’i sjellë në pushtet me premtimin për “Ndryshim”, ndërsa ata i përbuzën, i nënçmuan dhe i larguan.

VLEN-i do të pësojë debakël të rëndë në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj, po jap një këshillë për ta: ngutuni t’i rehato­ni edhe ato pak jaranë e jaranesha që ju kanë mbetur pa punësuar, se vështirë ta shijoni edhe njëherë pushtetin.

P.S. Me deputetë të papërgatitur, të padefinuar politikisht dhe gafistë nuk fitohen vota, përkundrazi, humben. Dhe, unë do të vazhdoj të kontribuoj në shpërfaqjen e tyre, si pjesë e angazhimit tim për vigjilencë qytetare dhe llogaridhënie publike.