Selmani: Nga Ali Ahmeti përfituan më së shumti njerëzit e VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani:

Ali Ahmetin mund ta kritikojmë për shumë punë të cilat i ka bërë gabimisht, dhe unë e kam kritikuar gjersa ishte në pushtet, kur shumica heshte, e shikonin interesin personal dhe nuk e prishnin rehatinë.

Për injorantët dhe primitivët që nuk duan ta kuptojnë, dua ta sqaroj se kritkika është vlerësim.

Por nga ky i njëjti Ali, kanë përfituar shumë njerëz, e më së shumti funskionarët e VLEN-it dhe të tjerë që sot janë aty.

Mirëpo, ta krahasosh veprimtarinë e tij kombëtare, me Izetin, Bilallin, Zeqirijain, Afrimin, Adnanin, Saranden, Sali, Imerlijen dhe gjithë të tjerët aty, është krejtësisht e pakuptimtë, dhe gjithsesi qesharake.

Dhe, po, Ali Ahmeti, e ka edhe një faj. Të gjithë këta që i përmenda i krijoi ai dhe u dha gjëra të pamerituara që ata sot po i keqpërdorin për favore personale dhe jaranore.

Prandaj, kur ai sot thërret për protestën në Tetovë, mund të dalësh, dhe mund të refuzosh, por t’ia mohosh pjesën e kontributit kombëtar, je ose mosmirënjohës intaçor, ose as vetë nuk e di çfarë soji mund të jesh.

#NëMbështetjeTëProtestës