Selmani: Në Shkup hapet shtabi i VV-së me 30 persona prezent

Shkruan Nafie Selmani:

Në “shtabin” e VV-së në Shkup, sipas videove që vetë ata po i publikojnë, mezi po numërohen 30-40 persona, dhe rreth 70% e tyre ishin funksionarë të VLEN-it.

Pra, kur hiqen deputetët, drejtorët dhe militantët e importuar politikisht, vjen pyetja: ku qenka baza reale e VV-së në RMV?

Tani bëjeni vetë matematikën: a ka vërtet VV në RMV, apo ekziston vetëm si maskë për mbulimin e dështimeve të VLEN-it?

Albin Kurti, inxhinier me nota 10 në fakultet, por me sa duket në politikën në RMV-Shkup, po i ngatërrohen mbledhja dhe zbritja.

Në teori mund të jesh brilant në ekuacione, por në politikë llogaria bëhet me njerëz, mbështetje dhe besueshmëri.

Nejse, urime “shtabin” në Shkup!