Protestuesit stacionohen në Kryeministri: Mes nesh kemi patronazhistë që duan të nxisin dhunë

Në Tiranë po mbahet dita e 29-të e protestës.

Protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, ku më tej nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Një prej nismëtarëve të kësaj proteste, Arben Kola, u bëri thirrje qytetarëve duke thënë: “Mes nesh ka patronazhistë që duan të nxisin dhunë. Mos bini pre e provokimeve. Mos përdorni bilbila se shqetësoni gratë me fëmijë”.