Palestinezët votuan në zgjedhjet lokale të shtunën, të cilat përfshijnë edhe Gazën për herë të parë në dy dekada.
Autoriteti Palestinez me seli në Bregun Perëndimor shpreson që përfshirja simbolike e qytetit Deir al-Balah të Gazës do të ndihmojë në përforcimin e pretendimit të tij për autoritet mbi territorin e shkatërruar nga lufta, nga ku u rrëzua nga Hamasi në vitin 2007, raporton Reuters.
Banorët e Gazës, të cilët ende po përpiqen të përmbushin nevojat e tyre themelore në enklavën e shkatërruar, e mirëpritën mundësinë për të votuar.
“Kam dëgjuar për zgjedhjet që kur kam lindur”, tha Adham Al-Bardini.